Agjencia Zhurnal.mk.

Deklaratat e noterizuara nuk vlejnë për ndryshime Kushtetuese

Shkup, 16 korrik – Gjithsej 44 deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, si garanci për popullin, vërtetuan në noter deklaratat se nuk do të pranojnë ndryshimin e Kushtetutës me ndërgjegje të pastër dhe ndërgjegje të shëndoshë, njoftoi lideri i partia politike VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp.

Ai ka theksuar se protestat e përditshme nuk kanë qenë luftë e tij apo e VMRO-DPMNE-së, por e popullit.

Lidhur me zhvillimet e sotme në Kuvend, Mickoski i cilësoi si turp për shtetin.

Ai tha se zgjedhje duhet të ketë, dhe VMRO-DPMNE garanton se bullgarët nuk do të përfshihen në Kushtetutë, dhe garanci për këtë janë deputetët e opozitës që janë bashkë në këtë betejë.

Qeveria e ardhshme e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, sipas Mickoskit, do të ketë një detyrë të vështirë për të korrigjuar gabimet e qeverisë aktuale dhe, siç thotë ai, “ta kthejë atë që është vjedhur dhe t’i bëjë të përgjigjen për atë që kanë bërë”.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky