Agjencia Zhurnal.mk.

Deklaratë e kryetarit të lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski

Kumanovë, 8 maj – Populli i RMV-së tregon kapacitet në momente kyçe, është me rëndësi të zgjidhet president dhe të përcaktohet përbërja e ardhshme në Parlament, deklaroi pas votimit sot në Kumanovë, kryetari i lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski. Ai ua ka uruar ditën e sotme qytetarëve dhe paraprakisht atij që do të marrë mbështetjen e qytetarëve. Në deklaratën për mediat, tha se është e rëndësishme të fitojë demokracia, qytetarët të jenë të bashkuar dhe të kenë përfaqësues dinjitoz që do të udhëhiqen nga vullneti i popullit. 

Kryetari i ZNAM tha se ka një ditë të qetë dhe se më pas praktika tregon se ka surpriza të mëdha.

“Sipas asaj se si vijon votimi sot mendoj se kemi një ditë të qetë, ndërsa kur kemi një ditë të qetë, praktika zakonisht tregon se ka supriza të mëdha. Pres që qytetarët sot të befasojnë në zgjedhje”, tha Dimitrievski.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se ka bojkot të heshtur nga BDI-ja, ai theksoi se vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe qytetarët tashmë janë të vendosur. Dimitrievski tha se pret mbështetje shtesë për forcën e tretë politike. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky