Agjencia Zhurnal.mk.

Del në shitje ‘super tank-u’ nga filmi i famshëm ‘Fast & Furious’

Një nga veturat më të paharrueshme nga franshiza e filmave Fast & Furious është gati të kalojë përmes ankandit.

Një Howe & Howe Ripsaw 2009 – një veturë luftarake me motor V8 e përdorur në pjesën e 8-të të Fast & Furious, ose ndryshe me emrin The Fate of the Furious – po shitet nga një muze pasi ata ishin në gjendje ta marrin veturën nga Universal Studios.

Duke qenë prototipi i parë i ndërtuar nga Howe & Howe, Rispaw për numër të identifikimit ka shifrat “000000001”, gjithashtu ishte pjesë edhe e serisë së filmave GI Joe, shkruan Drive.

Super tank from ‘Fast & Furious’ movie for sale

Përderisa Ripsaw nga definicioni teknik nuk është një tank, shpesh referohet si një i tillë, kjo për shkak se në vend të rrotave ka rripa dhëmbzorë metalikë.

Ripsaw fuqinë e merr nga një motor V8 6.6 litërsh turbo-dizel “Duramax” i General Motors – duke prodhuar kështu 360 kuaj fuqi dhe 840 njuton metër fuqi rrotulluese. Është një fuqi e mjaftueshme për të pasi që ajo mund të lëvizë me rreth 100kMh në pothuajse çdo sipërfaqe të tokës.

Super tank from ‘Fast & Furious’ movie for sale

Ripsaw do të dalë në ankand pa ndonjë çmim paraprak, por çmimi origjinal i kësaj veture thuhet se ka qenë 750 mijë dollarë.

Ndërsa shikuesit e shfaqjes televizive britanike “The Grand Tour” mund të njohin Ripsaw, me Richard Hammond i cili nëpër rrugët e Dubai-t drejton një version luksoz të ndërtuar me porosi. 

Related posts

Katër adoleshentë australianë vodhën një Maserati Grecale dhe një Porsche Macan – por gëzimi i tyre ishte jetëshkurtër

D V

Mbushës i ri për veturat elektrike: Shpejtësia dhe performanca e lartë!

D V

SHBA vendosi tarifa brutale ndaj Kinës – kjo është goditja më e fuqishme ndaj veturave elektrike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky