Agjencia Zhurnal.mk.

Deliu i drejtohet pushtetit: Mos ikni, po ballafaqohuni me pasojat e keqmenaxhimit të qeverisë suaj

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas bojkotimit të seancës së jashtëzakonshme nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila ishte thirrur nga opozita për çështjen e teksteve shkollore.

Ajo përmes një postimi në facebook e ka akuzuar pozitën duke thënë se pasi fëmijët i kanë lënë pa libra, sot po i ikin përgjegjësive duke e bojkotu seancën.

“Pasi fëmijët i lanë pa libra e prindërit i maltretuan, sot, deputetët e pushtetit bojkotuan seancën e Kuvendit për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe kërkesave të qytetarëve në lidhje me këtë temë”, ka shkruar Deliu-Kodra.

“Mos ikni, po ballafaqohuni me pasojat e keqmenaxhimit të qeverisë tuaj. E keni ba katrahurë gjithçka në këtë vend”, shtoi tutje deputetja.

Pasi fëmijët i lanë pa libra e prindërit i maltretuan, sot, deputetët e pushtetit bojkotuan seancën e Kuvendit për t’iu…

Posted by Blerta Deliu on Monday, September 4, 2023

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky