Agjencia Zhurnal.mk.

Demiri: Kërkoj nga prindërit që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre

Shkup, 15 shkurt – Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri thotë se vaksinimi është arritja më e madhe e sistemit shëndetësor.

Ai theksoi se Qendra për Shëndet Publik Shkup, ka shpallur epidemi, ndërsa aktualisht në nivel shtetëror janë regjistruar 34 të sëmurë me pertusis.

“Do ta shfrytëzoj rastin që t’u drejtohem edhe një herë të gjithë qytetarëve, veçanërisht prindërve që kanë fëmijë të vegjël – arritja më e madhe e sistemit shëndetësor është vaksinimi, prandaj kërkoj që të gjithë t’i qasen vaksinimit të fëmijëve të tyre. Të gjithë fëmijët fillimisht duhet të vaksinohen, pastaj të shkojnë në kopsht”.

“Ky ka qenë edhe një nga kriteret dhe rekomandimi i Komisionit për Sëmundjet Infektive”, tha Demiri duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky