Strugë, 1 shkurt – Gjykata Themelore Strugë e ka dënuar gjinekologun Muhamed Asani, ish drejtorin e spitalit të Strugës, në dënim me kusht prej 4 viteve nëse nuk kryen vepër penale, informon Zhurnal.
Ai është dënuar për dhënien e shërbimeve shëndetësore gjinekologjike pa leje pune, sepse në shtëpinë e tij private, në ordinancën e paregjistruar, si punonjës specialist shëndetësor për gjinekologji, ka kryer kontrolle të pacienteve grave shtatzënë nga viti 2015 deri në vitin 2020.
“I konfirmohet dënimi me burg prej dy viteve nëse njëkohësisht kjo vepër nuk përsëritet në katër vitet e ardhshme”, thuhet në veendimin e gjykatës.
Ndryshe rasti në fjalë ka të bëjë që mjeku Muhamed Asani në shtëpinë e tij në Strugë, në një ordinancë private të paregjistruar, ka kryer kontrolle dhe intervenim te një grua nga Dibra, me çka i kanë shkaktuar asaj përkeqësim të gjendjes shëndetësore duke i hequr organe nga trupi. Bëhet fjalë për pacienten Jalldëz Veaposka./Zhurnal.mk