Gjykata në Egjipt ka dënuar 10 persona me dënim me vdekje, ndërsa më shumë se 50 me burg të përjetshëm, nën akuzën për mbështetje apo kryerje të sulmeve ndaj forcave të sigurisë dhe sabotimit të infrastrukturës shtetërore.
Mediat britanike lajmërojnë se Prokuroria egjiptiane ka lidhur sulmet me atë që ndodhi në Kajro në mes vitit 2013 dhe 2015 me lëvizjen “Vëllazëria Myslimane”, që tani është e ndaluar në vend.
Gjykata dërgoi kërkesë deri te pushteti absolut egjiptian, muftia i Madh, për të aprovuar ekzekutimin në janar.
“Amnesti Internashënëll” kumtoi se gjykimi masiv, ku morën pjesë më shumë se 200 të akuzuar, është krejtësisht i padrejtë dhe bëri thirrje për shfuqizim të dënimeve.
“Vëllazëria Myslimane” disa herë fitoi zgjedhjet në Egjipt, përfshirë edhe ato kur kandidati i tyre Mohem Morsi fitoi në zgjedhjet presidenciale. Një vit më vonë, pas protestave masive, ai u hoq nga pushteti me grusht ushtarak dhe u vendos në arrest shtëpiak.
Kjo lëvizje më pas u ndalua në Egjipt dhe u shpall për organizatë terroriste