Shkup, 30 dhjetor – Mbrëmë në periudhën prej orës 18:00 deri ora 22:00, u zbatua kontroll i përforcar për sanksionimin e shoferëve të cilët i drejtojnë automjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ç’rast janë sanksionuar 68 shoferë.
Nga MPB sot informuan se kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit.