Agjencia Zhurnal.mk.

Deputeti Syrija Rashidi dha dorëheqje

Shkup, 16 mars – Kuvendi i Repubikës së Maqedonisë së Veriut sot e konstatoi dorëheqjen e deputetit Syrija Rashidi nga Aleanca për Shqiptarët i cili është emëruar për drejtor në SHA MEPSO. Seanca e sotme e 106-të do të vazhdojë në orën 14:00 në pritje të raportit të KSHZ-së për atë se cili deputet  do të vjen në vendin e Rashidit.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në fillim të seancës gjithashtu tha se nga rendi i ditës është tërhequr edhe vendimi për dërgimin e ushtarëve tanë në misionin në Liban.

Në këtë seancë të re parlamentare janë propozuar disa pika, ndër to është edhe Ligji për Sigurimet Shëndetësore, ndryshimet e të cilit do të mundësojnë zgjidhjen e problemit të prokurimit të ilaçit “Trikafta” për personat që vuajnë nga fibroza cistike.

Kuvendi duhet të diskutojë edhe për zgjedhjen e gjyqtares tjetër kushtetuese, Elizabeta Dukovska, ndërsa në rend dite në Kuvend është edhe ligji për amnisti për personat nga ngjarjet e 27 prillit.

Paraprakisht sot në konferencën për shtyp grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së paralajmëroi se do të kërkojë tërheqjen e Ligjit për lojërat e fatit dhe Ligjit për ilaçe dhe pajisje mjekësore nga rendi i ditës i seancës.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky