Agjencia Zhurnal.mk.

Derbi spektakolar në Strugë pa fitues, por me katër gola

Pa fitues, por me katër gola të shënuara, u mbyll derbi i javës së 20-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, në mes skuadrave të Struga Trim Lumit dhe FC Shkupit.

Vendasit nuk konvertuan penaltinë në minutat e para të takimit, mirëpo në pjesën e dytë, Bunjamin Shabani solli epërsi për Struga Trim Lumin, para se Emanuel Groner të barazojë shifrat në 1-1. Vendasit sërish kaluan në epërsi me Radeskin, ndërsa Shkupi u përgjigj me mbrojtësin Ratuvbaje, në minutën e 74-të.

Të dielën zhvillohen 5 takimet e tjera, ku Shkëndija përballet me Gostivarin, Voska Sporti sfidon Sileksin dhe Brera Strumica takohet Makedonija Gjorçe Petrovin. Ndërkohë Tikveshi dhe Vardari, në terrenin vendas, do të përballen me Rabotniçkin, respektivisht Bregallnicën. Të gjitha takimet do të nisin në orën 14.00.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky