Agjencia Zhurnal.mk.

Deri më 15 maj vazhdohet ndalesa për eksport të drithërave të caktuara dhe vajit të lulediellit, deri më 31 maj hiqet tarifa për import të vajit

Shkup, 12 prill – Ndalesë për eksport të drithërave të caktuara dhe vajit të lulediellit është vazhduar për 30 ditë, deri më 15 maj, ndërsa tarifa për import të vajit për gatim është hequr deri më 31 maj, kumtoi sot ministri për Ekonominë Kreshnik Bekteshi.

“Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë në koordinim me Ministrinë e Bujqësisë. Qeveria në seancën e sotshme solli vendim për të vazhduar ndalesën për import të drithërave të caktuara dhe vajit të lulediellit deri më 15 maj të vitit 2022″, njoftoi Bekteshi në profilin e tij në Fejsbuk.

Me këtë vendim, edhe në 30 ditët e ardhshme, deri më 15 maj të vitit 2022 do të ndalohet importi i: grurit, elbit, misrit, miellit nga gruri, farat e lulediellit- përfshirë ato te thyera apo te grimcuara, vajrat e farave të lulediellit, farat e shafranit apo panjeve dhe fraksionet e tyre, nese janë apo jo të rafinuara por të pa modifikuara kimikisht, të lulediellit.

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria ka vendosur sot heqjen e tarifës së importit – normës doganore për importin e vajit të lulediellit për gatim, si një nxitje shtesë për ruajtjen e ofertës në tregun vendorë nga rritja e çmimeve, nga data 31 maj 2022.

“Qëllimi i kësaj mase është mbrojtja e tregut vendas dhe e qytetarëve në kohë krize për të shmangur veprimet spekulative të tregtarëve dhe prodhuesve dhe për të mbrojtur prodhimin vendorë, tregun vendorë dhe qytetarët. Prioritet i Qeverisë sonë është mbrojtja e standardit të jetesës së qytetarëve dhe ruajtja e stabilitetit ekonomik”, shkroi Bekteshi./Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky