Agjencia Zhurnal.mk.

Deri në orën 15 dalja në zgjedhje është 35,89 për qind, në KSHZ 233 ankesa për mbrojtje e të drejtës së votës

Shkup, 24 prill  –  Deri në orën 15 dalja në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale është 35,89 për qind, sipas të dhënave të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve (KSHZ) nga 2110 vendvotime.

“Votimi deri më tani është zhvilluar qetë në të gjitha vendvotimet”, informojnë nga KSHZ.

Nga gjithsej 1.092 341 votues të regjistruar në këto vendvotime, kanë votuar 392 066, respektivisht 35.89 për qind.

Sipas të dhënave të deritanishme lidhur me daljen, dalje më e madhe është shënuar në Novaci me 57,69 për qind, ndërsa dalje më e ulët në Qendër Zhupë, 13,11 për qind. 

Deri në këtë moment në KSHZ janë dorëzuar gjithsej 233 ankesa për mbrojtjen e të drejtës personale të votimit. Prej tyre, 38 ankesa janë pranuar dhe zgjedhësve iu është mundësuar realizimi i të drejtës së votës, 21 ankesa janë hedhur poshtë si të parregullta dhe 22 ankesa janë refuzuar. Ankesat e mbetura janë duke u përpunuar.

Në faqen rezultati.sec.mk mund të ndiqni drejtpërdrejt daljen e votuesve, në total dhe sipas komunave.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky