Agjencia Zhurnal.mk.

Derisa Usyk në Ukrainë po i reziston agresionit rus – Fury shpreson që Joshua ta mposhtë ukrainasin

Tyson Fury dëshiron që Anthony Joshua të fitojë rimeçin e tij me Oleksandr Usyk për të mbajtur gjallë shpresën për përballjen e tyre të madhe brenda vendit në të ardhmen.

Gypsy King ishte në Wembley për të promovuar përballjen e tij për titullin WBC në peshën e rëndë kundër Dillian Whyte që zhvillohet më 23 prill dhe e do me ngulm përballjen me AJ.

Duke folur për Ade Oladipo të talkSPORT, Fury tha se shpreson që Joshua të hakmerret për humbjen e tij ndaj Usyk shtatorin e kaluar.

“Me të vërtetë do të kisha dashur të kisha luftuar me Anthony Joshuan. Unë me të vërtetë shpresoj se ai mund të mposht Oleksandr Usyk, vërtet po”, shpjegoi Fury.

“Njerëzit do të thonë ‘oh jo, ju nuk e thoni vërtet këtë’, por unë me të vërtetë e dua këtë sepse do të ishte një përballje e mahnitshme në Wembley ose kudo që mund të jetë”.

“Ai duhet ta fitojë këtë luftë, sepse nëse ai humbet përsëri, atëherë ajo luftë ka ikur. Por shpresojmë që ai ta fitojë atë”, ka shtuar më tej Gypsy King.

Por, Fury fillimisht do të duhet të mendojë se Usyk është duke luftuar për ta shpëtuar vendin e tij, Ukrainën, nga agresioni rus, pastaj të flitet për një meç boksi. 

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky