Shkup, 10 dhjetor – Sekretaresha e biznesmenit Aleksandar Ivanovski-Teranova, Tatjana Stojanovska, tha sot se në listën e pronësisë posedon dy banesa, repektivisht një në emrin e vet, e një në emrin e kompanisë. Mirëpo para gjykatë, ajo e pranoi se realisht ato nuk janë banesat e saj, por janë të ish kryeministrit Nikolla Gruevski.
Duke u përgjigjur në pyetje të parashtruar nga prokurorja Lile Stefanova, në vazhdimin e gjykimit për rastin “Parcelat në Vodno”, Stojanovska u përgjigj se në periudhën 2008-2012 ka punuar në kompaninë INKA Inzhenering për rrogë prej 25 mijë denarëve.
Ajo fillimisht sqaroi se në emrin e saj si pasuri fiktive, gjendet një banesë në rrugën “Bihaqka”, e njohur për banesat e shtrenjta. Banesa është menjëherë pranë banesës ku ka jetuar Gruevski si kryeministër dhe është blerë. Bashkë me një tjetër banesë në emër të kompanisë, ato janë blerë që mos të blihen nga persona të panjohur që do të mundin ta përgjojnë Gruevskin.
“Mendoj se banesa ëhstë në emrin tim nga viti 2008 ose 2009. Drejtori Aleksandar Ivanovski më tha se duhet blerë një banesë dhe ashtu ndodhi, me urdhërin e tij. Ai më tha se duhet ë blihet banesë për ish kryeministrin Nikolla Gruevski që mos ta përgjojnë, respektivisht të mos vijnë fqinj të panjohur”, tha Stojanovska.
E pyetur nga prokurorja se kush i aka dhënë paratë për të blerë banesën, dëshmitarja tha se paratë kanë qenë “nga agjencia”, transmeton Zhurnal.
“Ka kaluar shuë kohë, nuk më kujtohe. Shkova në agjencinë e cila e shiste banesën. Erdhi një njeri prej te Gruevski, shkuam te noteri dhe aq ishte”, shtoi Stojanovska, duke thënë se uk ka dhënë para të vetat.
Ajo tha se asnjëherë nuk ka poseduar çelësin e banesës në fjalë, e as ndonjëherë është future te ajo banesë.
Ajo u përgjigj se është drejtuese e ITK Inzhenering, duke sqaruar se kompania është formuar në vitn 2008-2009 që të marë pjesë në tender për blerjen e pasurisë në Vodno. “Në tender është berë tokë ndërtimore në Vodno, kurse në emër të kompanisë së njëjtë jendet edhe një banesë tjetër në rrugën Bihaqka, që gjendet menjëherë pranë banesës që është në emrin tim. Edhe kjo banesë është blerë për Nikolla Gruevskin. Nuk ekam as çelësin e kësaj banese dhe asnjëherë nuk kamë qenë në të ”, deklaroi dëshmitarja.
Sipas prokurorisë, kjo parcelë është një nga pronat sekrete të Gruevskit ku ka planifikuar të ndërtojë shtëpi.





