Agjencia Zhurnal.mk.

Dështimi katastrofik për marrjen e patentës! Shoferja përplaset me shtyllën, mjeti kthehet përmbys (Video)

Të gjithë i mbajnë mend emocionet dhe stresin para provimit teorik ose praktik për të marrë lejen e drejtimit.

Për disa, është një test i lehtë për t’u kaluar, ndërsa për disa të tjera, të menaxhosh të gjitha lëvizjet dhe të mos gabosh në drejtimin e mjetit është një sfidë e vështirë.

Për një shofere të re në Argjentinë, prova shkoi më keq se kaq. Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur ajo drejton mjetin tip “Volswagen”. Në fillim, duket se zbaton rregullat e instruktorit, merr rrethrrotullim me shpejtësi të ulët dhe më pas drejtohet në një rrugë të shkurtër.

Situata më pas del jashtë kontrollit. Makina rrit shpejtësinë në kthesë dhe përfundon me gomën mbi trotuar, shkel barin. Shoferja nuk shtyp frenat dhe vazhdon të ecë mbi bar deri sa përplaset me një shtyllë dhe mjeti kthehet përmbys.

Fatmirësisht, gruaja pësoi lëndime të lehta, ndërsa instruktori nuk u dëmtua. Sa i përket provimit, është e qartë se shoferja dështoi ta kalonte.

Related posts

Raporti i Komitetit Evropian kundër Torturës: Në Shutkë, Prilep dhe Shtip janë përmirëuar kushtet, në Idrizovë gjendja alarmante

I Z

Gjërat që duhet t’i keni në mendje kur e zgjidhni karrierën tuaj

D V

Shkencëtarët pranojnë se birrat e forta janë më të shëndetshme për një arsye

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky