Agjencia Zhurnal.mk.

Dhjetëra deponi jolegale digjen vazhdimisht

Shkup, 14 gusht – Shumë nga ato mijëra deponi të egra të krijuara në të gjithë vendin veçanërisht gjatë verës kaplohen nga flakët. Pavarësisht se situata të tilla përsëriten  pothuajse në çdo stinë, hapat drejt zgjidhjes së problemit janë minimal, për të mos thënë të papërfillshëm. Monitorimi i situatës në deponite jolegale është përgjegjësi e inspektorëve komunal. Pavarësisht se Ligji për Menaxhim me Mbeturinat parasheh gjoba të larta për ndotësit e ambientit. Gjobat që parasheh ligji për personat juridik  dhe fizik që djegin mbeturina variojnë nga dy mijë deri në tre mijë euro.

“Këtë vit për shkak të temperaturave të larta, të ashtuquajturat  depone jashtë standardeve  janë djegur si deponia në Bukovë, Shtip, Veles, Dellçevë, Koçan, Kumanovë,  Nikushtak, deponia në Vardarishtë, janë djegur. Aktivitet e fundit i kemi pasur në deponinë Bukovë, në Ohër, ku vazhdimisht është hedhur shtresë dheu që të ndërpritet djegia e deponisë. 02:08 Nuk janë shqiptuar sanksione për këtë vit,” tha Sreten Stojkovski-drejtor i Inspektoratit të Mjedisit.

Pak javë më parë, ajri në Komunën e Aerodromit ishte më i ndotur se zakonisht për shkak të djegies së deponisë në VardarishtëKjo deponi është nën kompetenca të inspektorëve të Qytetit të Shkupit, të cilët kanë dal në terren për të inspektuar situatën.

“Në Shkup këtë vit është djegur Vardarishtja.  Atje ka pasur aktivitete për vendosje të sistemit për kanalizim dhe kolektor dhe në një pjesë të sipërfaqes në vet deponinë mbeti e pambuluar dhe këtu ndodh ndezje e Vardarishtes. Kështu që shkupjanët një periudhë të caktuar ishin të ekspozuar  ndaj gazrave që erdhën si pasojë e djegies së  asaj deponie,” tha Sreten Stojkovski-drejtor i Inspektoratit të Mjedisit.

Jo shumë kohë më parë situatë e njëjtë ishte edhe në afërsi të sallës “ Boris Trajkovski” ku kishte të hedhura mbeturina, të cilat gjithashtu ishin kapluar nga flakët. Në disa raste institucionet kanë ndërmarrë iniciativa për të pastruar disa deponi në vend, por të njëjtat për një kohë të shkurtër janë krijuar përsëri. Parandalimi i kësaj dukurie duket të jetë i vështirë, sepse numri i inspektorëve është i vogël, ndërsa mungesa e deponive rajonale e vështirëson edhe më shumë zgjidhjen e përhershme të problemit me mbeturinat. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky