Agjencia Zhurnal.mk.

Dhoma e Tregtisë: BQK largon tarifën për depozitimin e monedhave metalike

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka njoftuar se Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka larguar tarifën nga BQK për depozitimin e monedhave metalike.

“Në përgjigjen zyrtare të pranuar nga Banka Qendrore e Kosovës drejtuar DhTIK sqarohet se tashmë bizneset nuk detyrohen të paguajnë një tarifë të tillë gjatë depozitimit të monedhave metalike, ndërsa me kërkesë të BQK-së dhe me dakordim paraprak me Drejtuesit e Bankave Komerciale të njëjtën praktikë e kanë zbatuar të gjitha bankat komerciale në vend”, thuhet në njoftimin për media.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka theksuar se  tash e disa vite vazhdimisht ka kërkuar dhe zhvilluar takime e aktivitete të vazhdueshme duke kërkuar që tarifa për valutat metalike për bizneset të cilëve i’u janë ndaluar 3.7%, 5%, 8% e shumë së dorëzuar gjatë depozitimit të monedhave metalike nga qarkullimi i tyre, të largohet sepse kjo tarifë ka dëmtuar rëndë bizneset të cilat operojnë me monedha metalike.

“Si shembull për ilustrim po sqarojmë se para ndryshimit të tarifës për depozitimin e monedhave metalike nga BQK, për dorëzimin e 10.000 EUR para metalike në bankat komerciale, biznesit i janë ndaluar 370 deri në 500 euro.

Bizneset që janë afektuar më së tepërmi nga kjo tarifë ishin furrat e bukës, marketet, dyqanet e vogla etj., që më së shumti kanë punë me monedha metalike, e të cilat operojnë me marzha shumë të ulëta të fitimit, andaj aplikimi i kësaj tarife ka shkaktuar një barrë të madhe për këto biznese”, thuhet  në njoftim.

Related posts

“Bechtel & Enka” kërkon nga Oda Ekonomike e RMV-së sigurimin e 4000 punëtorëve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d

D V

Banka Popullore: Ngadalësimi i mëtejshëm i inflacionit, me ç’rast në afat të mesëm do të kthehet drejt mesatares historike prej 2 përqindëve

D V

Samit “Maqedonia 2025”: Thirrje për mobilizim të të gjitha resurseve për zhvillim ekonomik

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky