Një burrë dyshohet se është dhunuar në Istog.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Lidhur me rastin në fjalë, Nikçi tha se janë lëshuar autorizime nga prokurorja e rastit që të merren veprimet e nevojshme.
“Është njoftuar prokurorja e krimeve të rënda me ç ‘rast e njëjta ka lëshuar urdhëresa të shumta të merren të gjitha veprimet e mundshme hetimore që kjo çështje penale të ndriçohet”, tha Nikçi.