Agjencia Zhurnal.mk.

Dhurata Dora shfaqet atraktive në pozat nga pushimet në Spanjë

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Dhurata Dora është padyshim ndër emrat më të suksesshëm aktualisht të estradës shqiptare.

Edhe sezonin që po lëmë pas, artistja ishte tejet e angazhuar me mbrëmje muzikore e koncerte të shumta.

Por, pas përfundimit të angazhimeve profesionale, autorja e “Harro” ka nisur pushimet dhe si destinacion ka zgjedhur Palma De Mallorca, Spanjë.

Foto: Dhurata Dora/Instagram

Nga vendi përrallor natyrisht nuk kanë munguar as pozat atraktive të këngëtares, e cila disa të tilla i ndau me fansat në Instagram.

Dhurata pozoi e veshur me një fustan të gjatë dhe të ngushtë shumëngjyrësh me detaje me lule.

Foto: Dhurata Dora/Instagram

30-vjeçarja dukej në formë të mrekullueshme teksa vuri në pah linjat e formësuara të trupit në disa imazhe të ndryshme.

“Kam veshur fustanin të kaltër sonte”, ka shkruar Dhurata sipër fotove.

Ndryshe, përveç me koncerte, Dhurata ishte mjaft aktive edhe me projekt të reja muzikore, i fundit mban titullin “Palma”, që solli në bashkëpunim me RAF Camora.

Related posts

“A ke merak për bashkëshortin jashtë”, përgjigja epike e Françeskës bën banorët të ‘shpërthejnë’ në të qeshura

D V

Robert Berisha uron vajzën për ditëlindje: Sot nëntë vjet më zbukurove jetën

D V

Festivali i Filmit në Kanë: Lea Seydoux, Heidi Klum, Eva Green, Greta Gerwig dhe Meryl Streep shkëlqejnë gjatë prezantimit të filmit “Second Act”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky