Agjencia Zhurnal.mk.

Digjitalizimi i universiteteve, lë për të dëshiruar

Shkup, 24 dhjetor – Analizat e sektorit civil flasin për pasqyrë jo të mirë sa i përket dixhitalizimit nëpër universitetet shtetërore në vend.

Nga Shoqata për fuqizimin e të rinjve, kërkojnë dixhitalizim të plotë, ndërsa një prej kërkesave kryesore është mospërdorimi i letrës.

“Më e rëndësishmja prej e- shërbimeve, është zero letër, të mos ketë nevojë për indeks fizik, të mos duhet të dorëzohen paraqitje fizikisht, të mos duhet të ketë radhë të gjata. Në njëfarë mënyre ne dëshëm që të mos ketë asnjë dokumentacion, gjithçka të jetë e dixhitalizuar, ashtu si edhe duhet të jetë”, tha Aleksandar Karatosho, Shoqata për fuqizimin e të rinjve.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe ajo e Shoqërisë Informatike dhe Administratës thonë se arsyeja përse në këto momente nuk mund të ketë dixhitalizim të plotë, janë pengesat ligjore.

“Në universitete jepen disa shërbime dixhitale. Komunikimi i universiteteve me studentët është në njëfarë mënyre në formë dixhitale. Ka disa kufizime ligjore që ne si institucione jemi të obliguar të bëjmë procese edhe në formë letre, sepse atë e obligon ligji. Me ndryshimet ligjore që shpresoj që shpejt do të kalojnë në Kuvend, tashmë një bazë në institucionet, universitetet dhe MASH ekziston, do të mund të kalonte në transformim të plotë dixhital të universiteteve”, theksoi Ahmet Qazim, përfaqësues i MASH.

“Ndërveprueshmëria edhe me portalin kombëtar do të zgjidh problemin, domethënë institucionet do të duhet të mbledhin të gjitha dokumentet nga të gjitha institucionet. Ju kur shkoni të regjistroheni si student në ndonjë institucion për arsim të lartë, nuk duhet tekstualisht asgjë të merrni me vete, vetëm duhet të keni letërnjoftim, ose siç punojmë tashmë, smart ID, do të identifikoheni sikur qytetarë të vendit tonë, dhe institucioni automatikisht me një klikim, do të mbledh dokumentet nga institucionet e ndryshme dhe automatikisht ju do të jeni pjesë e universitetit”, u shpreh Azir Aliu Ministër i Shoqërisë informatike dhe Administratës.

Rezultatet e analizës së shoqatës për fuqizimin e të rinjëve e rangojnë “Goce Dellçevin” në Shtip të parin në listën e universiteteve më të dixhitalizuara, i shoqëruar nga Universiteti i Tetovës.

Ndërsa në mesin e universiteteve më pak të dixhitalizuara janë “Kirili dhe Metodi” dhe “Klimenti i Ohrit”.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky