Agjencia Zhurnal.mk.

Dikur njiheshin dhe bashkëpunonin, sot…çfarë po ndodh mes Geronës dhe Fifit?

Showbizi është një industri e bukur, tërheqëse, por njëkohësisht dhe e egër. Këtë nuk e themi ne, por ata që e prodhojnë atë. Nuk janë të pakta miqësitë në showbiz, ku personazhet shoqërohen bashkë, duket se kalojnë mirë dhe krijojnë dhe simpati për njëri-tjetrin. Ajo që publiku njeh është vetëm njëra anë e medaljes, tjetra nuk është aq e bukur dhe e dashur dhe hera-herës e pabesueshme për vetë atë që e suporton dhe e ngre në piedestal publikun. Një raport i tillë mes dy këngëtarëve të momentit, Geronës që po bën namin me një bashkëpunim me Bes Kallakun, Klodian Kodrën, dhe Fifi që prej disa muajsh mbetet kryefjala e medieve përsa i përket jetës profesionale por edhe asaj personale. Ajo që nuk di publiku është se mes dy këngëtarëve në të shkuarën ka pasur një miqësi, madje në një prej këngëve të Geronës, autore teksti është Fifi. Kanë kënduar në një nga klubet më në zë të kryeqytetit, atëherë kur muzika live ishte në kulmin e saj. Gerona, po jeton momentin e saj duke qenë se kënga po arrin 10 milionë shikueshmëri në vetëm pak javë. Ajo që ka rënë në sy është se në një postim në rrjetin social Tik-tok bashkë me partnerin e saj, Fifi ka realizuar një sfidë saktësisht me këngën e Geronës, nga ku ka tag-uar vetëm aktorin, Kallaku. Çfarë po ndodh mes dy artisteve, mos ka filluar ndopak xhelozi profesionale, për shkak se kjo verë, pë të qenë të sinqertë, ka qenë e Geronës me këngën “Luj luj”…Për momentin asnjëra nga këngëtaret nuk ka deklaruar asgjë në lidhje me njohjen e tyre, apo prishjen e një marrëdhënieje miqësore, por faktet flasin vetë…

Related posts

“A ke merak për bashkëshortin jashtë”, përgjigja epike e Françeskës bën banorët të ‘shpërthejnë’ në të qeshura

D V

Robert Berisha uron vajzën për ditëlindje: Sot nëntë vjet më zbukurove jetën

D V

Festivali i Filmit në Kanë: Lea Seydoux, Heidi Klum, Eva Green, Greta Gerwig dhe Meryl Streep shkëlqejnë gjatë prezantimit të filmit “Second Act”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky