Agjencia Zhurnal.mk.

Dilema e BDI-së për njësinë numër 2 – Sadulla Duraku apo Ilir Hasani?

Shkup, 12 mars – Në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, BDI për herë të parë pritet të garojë në koalicion me 4 parti të tjera shqiptare, respektivisht me ASH-në e Selës, PDE-në, LP-në dhe PDSH-në.

Si rrjedhojë, duket se Ahmeti duhet të bëjë kompromise në partinë e tij. Mësohet se në listat për zgjedhjet parlamentare nuk do të ketë emra të ministrave aktual. Prej ministrave, i vetmi që do të garojë, edhe atë në zgjedhje presidenciale, është Bujar Osmani, si kandidat i BDI-së për president.

Mirëpo Ahmeti pritet të aktivizojë të ashtuquajturin “Grup i zjarrit”, në përjashtim të Nevzat Bejtës.

Nga ky koalicion mësojmë se bartës në njësinë e parë zgjedhore do të jetë Blerim Bexheti, e pas tij në listë është lideri i LP-së, Skender Rexhepi Zejd.

Në NJZ2 bartës pritet të jetë Sadulla Duraku ose Ilir Hasani, ndërsa i dyti pritet të jetë Elmi Aziri nga ASH. Ilir Hasani ka gjasa që të tërhiqet, pasi i njëjti kërkon pozitë fituese.

Në njësinë e 5 bartës pritet të jetë Ziadin Sela, ndërsa i dyti Musa Xhaferi. Njësia e 6, e cila konsiderohet më atraktive në të cilën forcat i matin liderët e bllokut politik shqiptar, do të udhëhiqet nga Ali Ahmeti, ndërsa i dyti në listë është Talat Xhaferi, ndërsa e treta me radhë pritet të jetë Ilire Dauti nga ASH. Vijojnë PDSH-ja, Arjanit Hoxha nga PDE-ja, Valdet Xhaferi nga BDI dhe Ilir Demiri nga ASH.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky