Agjencia Zhurnal.mk.

Dimri një periudhë delikate për shëndetin, për çka duhet patur kujdes

Dimri është një periudhë delikate për shëndetin, e ndodh që të gjithë ne neglizhojmë disa gjëra për të cilat në fakt duhet të kemi kujdes.

Nuk pini ujë të mjaftueshëm

Në dimër nuk e ndjeni etjen si në stinën e verës, prandaj shpesh ndodh që të mos merrni lëngje të mjaftueshme. Trupi i njeriut ka nevojë për të paktën dy litra lëngje në ditë. Sigurisht mund të pini edhe çaj dhe kafe, por të jeni të kujdesshëm të mos e teproni me kafeinë

Përdorni karbohidrate në sasi të tepërt

Personi mesatar shton peshë rreth 3 kg gjatë dimrit. Nëse mendoni se kjo “nuk është aq e tmerrshme” kujtoni se sa është në të vërtetë vështirë për të hequr kilogramët shtesë në stinën e verës. Prandaj, përqëndrohuni më shumë për perime, sallatë, spinaq dhe supë shtëpiake.

Injoroni alergjitë

Jemi të prirë të mendojmë se alergjitë ndodhin vetëm në verë, por kjo nuk është e vërtetë. Për shkak të infeksioneve respiratore, është e rëndësishme që te ajrosim sa më shpesh hapësirën në të cilën banojmë.

Nuk visheni ngrohtë

Aksesoret si shalli, kapuçi dhe dorezat janë shumë të rëndësishme gjatë periudhës së dimrit. Sigurohuni ta mbuloni gjihmonë kraharorin kokën dhe duart tuaja dhe mos dilni në ambjent të hapur pa u veshur ngrohtë sepse trupi i njeriut është më i predispozuar të preket nga virozat gjatë stinës së dimrit. Patologjitë që prekin trupin e njeriut në stinën e dimrit janë shumë të vështira për tu kuruar dhe lënë pasoja të rënda në trupin e njeriut. (www.spitaliamerikan.com)

Related posts

Ndalimi i kalorive në tërësi nuk është i domosdoshëm kur provoni të humbni peshë

D V

Fëmijët që hanë mëngjes mësojnë më mirë

D V

Gjashtë “truqe” si të humbni peshë pa duruar urie

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky