SHKRUAN: DR.NEHAT SADIKU POLITOLOG STASIOLOG PSIKOANALIST POLITOLOGJIA TEORIKE PSIKOANALITIKE
Politikanët shqiptar ne pergjithesi (Shkup, Prishtine, Tirane…..) kanë një strukturë personaliteti shumë të veçantë. Në psikoanalizë, mund të përgjithësohet definohet apo interpretohet se ata janë narcisistë patologjikë. E meta kryesore e narcisistëve patologjikë është se u mungon aftësia dalluese morale, d.m.th., qofshin/apo te jene ne epiqendrën e vëmendjes mediatike per pushtet politik, pasurim material dhe financiar apo disi ndryshe.
Si politikan apo si një lloj politikani/politikanesh kënaqet/kenaqen mbi të gjitha me nderin dhe lavdinë. Një lloj tjetër politikani kënaqet me idenë për të pasur PUSHTET DHE AUTORITET. Të dy janë të korruptuar në mënyrën e tyre ose të kontaminuar me psikopati. Parimisht dëmtojnë vendin dhe kombin, d.m.th. komunitetin shoqëror, d.m.th. te jem me konkret ÇESHTJEN KOMBETARE SHQIPTARE TE PA ZGJIDHUR AKOMA dhe si te tille nuk janë pjekur personalisht, do të ishte më mirë t’i përmbahen profesionit të tyre primar. Pra dehen me idenë për t’u vënë në qendër të vëmendjes. Fama dhe vëmendja e medias.
Kjo ide i detyron ata të hyjnë në politikë. Ata janë mjaft të dehur me vizionin e tyre për një lloj presidenti, ministri, kryebashkiak, me pak fjalë top-politikane. Kjo paketë përfshin edhe gratë ose një jetë seksuale të larmishme – lexo: seksuale aventura me mashtrues të bukur dhe të rinj, “cash-pidhi” angl. »gold-diggers«). Për ta, aventurat seksuale janë drogë! Ata nuk mund të jetojnë pa aventura dhe orgji të fshehta dhe janë të varur prej saj. Por prandaj duhet të kenë edhe para. Dhe për shkak të dëshirës për para, ata bëhen të korruptuar – hajdutë të vërtetë… Ata nuk kanë Superegon dhe… nuk e kanë të vështirë të jenë hajdutë dhe të korruptuar… Rrethi bëhet vicioz. Vendi po shembet, kombi tërbohet nga gjithë këta fajtorë. Asgjë nuk shkon keq në vend! Politikanë të tillë janë – për ta thënë më butë – të paaftë..




