Agjencia Zhurnal.mk.

Dita botërore e veshkave- në vend 1.540 persona janë në dializë

Shkup, 14 mars – Në vend vlerësohet se sëmundja kronike e veshkave është e pranishme tek 10 për qind e popullsisë, ndërsa në fazën përfundimtare të sëmundjes për trajtim me dializë janë 1.540 persona, tregojnë të dhënat e Shoqatës me sëmundje të veshkave “Nefron”. Shoqata nën moton “Avancimi i qasjes deri te kujdesi dhe trajtimi optimal i personave me sëmundje të veshkave”, sot do të shënoj Ditën botërore të veshkave.

Dita botërore e veshkave shënohet secilën të enjte të dytë të muajit mars në më shumë se 150 vende të botës. Tek ne përkujtohet për të 19-të herë, nën organizimin e Shoqatës ndërkombëtare të nefrologjisë (ISN) dhe Federatës ndërkombëtare të Fondacioneve të veshkave (IFKF).

Në ngjarjen e organizuar nga Shoqata “Nefron”, siç është paralajmëruar, do të marrin pjesë përfaqësues nga institucionet dhe do të mbajnë ligjërata profesionale me qëllim edukimin e anëtarëve, por edhe ngritjen e vetëdijes për parandalimin e sëmundjeve të veshkave, zbulimin e hershëm të tyre dhe gjetjen e mundësive për trajtimin në kohë të duhur.

Sipas kryetarit të Shoqatës së “Nefron”, Dushko Gjorgiev edhe përkundër avancimit të arritur në qasje dhe përmirësimit të dukshëm të kushteve për trajtimin e dializës në vend, si prioritet mbetet rritja e mbrojtjes parandaluese dhe disponueshmërinë e barnave të reja të përshtatshme për të gjithë pacientët.

Si shkaktarë më të shpeshtë të dështimit të veshkave nga Shoqata “Nefron” kanë bërë të ditur se janë diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare. Thonë se parandalimi është kyç për uljen e shpenzimeve njerëzore dhe ekonomike të HBB në fazën terminale të sëmundjes dhe për atë është e nevojshme qasje e barabartë deri tek skriningu, diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi cilësor si dhe edukimi i pacientëve dhe profesionistëve shëndetësor për të pranuar metodat e reja dhe barnat.

“Transplantimi si nga donator i gjallë dhe kadaverik është sfidë dhe në të duhet të punohet shumë për t’iu përgjigjur nevojave të pacientëve”, tha Gjorgiev.

За трансплантација на бубрези чекаат 140 пациенти во земјава, околу 15 за трансплантација на срце и околу 14 за црн дроб. Надлежните велат медицински персонал има, но, потребно е да се едуцир

Ngjarje me rastin e Ditës botërore të veshkave organizon dhe Klinika universitare për nefrologji në Shkup në të cilën përfshihen fjalime të drejtoreshës së Klinikës, mjekes Irena Rambabova Bushletiq, ministri i Qeverisë teknike Ilir Demiri dhe dekani i Fakultetit të Mjekësisë Svetozar Antoviq.

Në vend deri në janar janë kryer mbi 500 transplantime në Klinikën e urologjisë.

“Numri i përgjithshëm i transplantimeve deri më tani është 502, nga të cilët 85 janë kadaverik. Është e rëndësishme të përmenden edhe tre vitet e pandemisë së Kovid-19, periudhë e cila me rrezik të madh për pacientët, janë kryer transplantime”, deklaroi me 31 janar drejtori i Klinikës së urologjisë Sasho Dohçev.

Vlerësimet janë se nga sëmundjet kronike të veshkave janë prekur më shumë se 850 milionë persona në gjithë botën.

“Sëmundjet kronike të veshkave gjenden në vendin e tetë si shkaku kryesor i vdekjeve në botë nuk merren masa serioze HBB pritet të jetë shkaku i pestë kryesorë i vdekjeve deri në vitin 2040. Gjatë tre dekadave të fundit, përpjekjet për të trajtuar sëmundjen kronike të veshkave janë fokusuar në zhvillimin e zbatimit të terapive për të zëvendësuar funksionin e veshkave. Deri në tre për qind të buxheteve shëndetësore në vendet shumë të zhvilluara shpenzohen për dializë dhe transplantim. Megjithatë, nga 5 deri në 11 milionë njerëz vdesin në vit nga sëmundjet e veshkave, veçanërisht në vendet me nivel të ulët zhvillimi, për shkak të mungesës së qasjes deri te terapia”, theksojnë nga Shoqata “Nefron”.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky