Agjencia Zhurnal.mk.

Dita e Çlirimit, ‘bën bashkë’ Ramën e Metën në Varrezat Dëshmorëve të Atdheut, por urimet i bëjnë të ndarë në rrjetet sociale

Në nderim të 77-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama dhe presidenti i vendit, Ilir Meta, kanë vizituar varrezat e dëshmorëve. Krerët më të lartë të shtetit, kanë vendosur kurora me lule dhe kanë nderuar dëshmorët.

Por ndonëse në ceremoni në dukje ishin bashkë, asnjë prej tyre, nuk ka uruar për mediat Ditën e Çlirimit. Si Presidenti i Republikës ashtu edhe kreu i qeverisë, urimet kanë zgjedhur t’i përçojnë përmes rrjeteve sociale.

“Lavdi dëshmorëve të Atdheut”, shkruan Rama në “Facebook”.

Ndërsa Presidenti Meta, uron shqiptarët me fjalët:

“LIVE nga Memoriali “Nëna Shqipëri” – GËZUAR DITËN E ÇLIRIMIT!”, shkroi kreu i shtetit.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky