Shkup, 5 maj – Me rastin e Ditës së gjuhës maqedonase – 5 Maji, institucionet kompetente sot organizojnë debate dhe disa ngjarje kulturore.
Në Operën dhe Baletin kombëtar do të mbaet panel-diskutim në drejtim të afirmimit të gjuhës maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik, në organizim të Ministrisë së Kulturës.
“Në panel diskutimin do të biseodohet për më shumë tema lidhur me mbrojtjen dhe afirmimin e gjuhës, për Propozim-ligjin për përdorimin e gjuhës maqedonase, i cili kaloi në procedurë qeveritare për digjitalizimin e dosjeve të Institutit për gjuhë maqedonase, për mbijetesën e gjuhës maqedonase deri te standardizimi i saj në vitin 1945, për gjuhën në mediumet e reja, e tjerë”, paralajmëroi Ministria e Kulturës.
Në debat, krahas ministres së Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, do të marrin pjesë edhe zëvendës kryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ambasadori i BE-së në vendin tonë, Dejvid Gir, si dhe Elena Jovanova-Grujovska nga Instituti për gjuhë maqedonase “Kërste Misirkov”, Natasha Avramova nga Instituti për letërsi maqedonase, Ludmill Spasov nga Këshilli për gjuhë maqedonase dhe Vesna Mojsova-Çepishevska nga Seminari për gjuhë, letërsi dhe kulturë maqedonase.
Siç paralajmëroi Ministria e Kulturës, në nder të shënimit të 5 Majit, ditës kur Qeveria Popullore e Maqedonisë Federale e miratoi alfabetin maqedonas, do të mbahen edhe disa ngjarje kulturore në Shkup.