Agjencia Zhurnal.mk.

Dita e tretë e protestës paralajmëruese të MIA-s, kërkohet rritje e pagave

Shkup, 31 korrik – Të punësuarit në Agjencinë Informative Mediatike (MIA) edhe sot dolën në protestë paralajmëruese në orën 11 gjatë pauzës para hapësirave të agjencisë. Ata kërkojnë rritje të pagave dhe thonë se Qeveria ende nuk i është përgjigjur kërkesës së tyre.

“Të punësuarit në MIA kanë një sërë kërkesash ku më urgjente është rritja e pagave për 30 për qind dhe nivelim me koston e jetesës”, thonë ata.

Ata rikujtojnë se MIA është shtyllë e gazetarisë objektive e cila në ditë prodhon rreth 400 lajme në maqedonisht, shqip dhe anglisht dhe është burimi kryesor i lajmeve në hapësirën mediatike, si në vend ashtu edhe në rajon.

Të punësuarit në MIA shpresojnë se së shpejti do të ketë epilog pozitiv për kërkesën e tyre legjitime për rritje të pagave.

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) vlerëson se kërkesat e punonjësve të MIA-s janë legjitime dhe jep mbështetje të plotë. Ata theksojnë se liria e medias dhe liria e shprehjes, madje edhe lufta kundër lajmeve të rrejshme janë të pamundura nëse gazetarët dhe punonjësit mediatik kanë paga nën mesataren.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky