Agjencia Zhurnal.mk.

Dita, Totre dhe Aganspahiç jashë procesit stërvitor

Dy mesfushorët dhe sulmuesi boshnjak punojnë ndaras prej grupit shkaku i dëmtimeve dhe nuk janë në kombinim për testin me Arsimin.

Shkëndija vazhdon përgatitjet për fillimin e sezonit të ri 2023/2024 në elitën e futbollit vendor dhe në këtë drejtim të dielën ekipi do të luajë ndeshje kontrolluese me Arsimin e Çegranit, anëtar i Ligës së Dytë të Maqedonisë. 

Skuadra tempon formën dhe stafi teknik insiston në menjanimin e lëshimeve që shfaqen në lojë, ndërsa nuk ka në dispozicion tre lojtarë. Bruno Dita, Ennur Totre dhe Almir Aganspahiç janë ankuar në lëndime dhe si pasojë nuk janë duke punuar me grupin. Ata do të pushojnë të dielën dhe stafi teknik shpreson që t’i ketë gati për javën e ardhshme dhe startin e sezonit të ri në LPFMV. 

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky