Agjencia Zhurnal.mk.

Ditët zgjedhore 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Shkup, 24 prill – Dita e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, 24 prilli 2024 (e mërkurë) dhe e zgjedhjeve parlamentare, 8 maj 2024 (e mërkurë), janë ditë jo pune për të gjtihë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Punëdhënësit në ditët e theksuara nuk duhet të kryejnë veprimtari me përjashtim të atyre punëdhënësve ku proceset e punës për shkak të natyrës së tyre nuk mund të ndërpriten, kumtoi Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT).

Nga ISHT përkujtojnë se këto ditë janë jo pune sipas Konkluzionit të Qeverisë teknike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të miratuar në seancë më 16 prill të vitit 2024.

“Për ditët e e theksuara Inspektorati Shtetëror i Tregut do të vendosë kujdestari dhe përmes inspektorateve shtetërore të tregut do të kontrollojë nëse Konkluzioni i Qeverisë teknike respektohet nga punëdhënësit”, thuhet në kumtesën e ISHT-së.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky