Agjencia Zhurnal.mk.

“Djajtë e Kuq”, gjejnë zëvëndësimin e Meguajerit te Napoli

Man. Junajtedi ka vendosur të sjellë në “Old Trafford” mbrojtësin 26-vjeçar koreano-jugor Kim Min-Jae, që luan në Serie A me Napoli. Lojtari u shpall kampion në Serie A këtë vit, në sezonin e tij të parë në Itali, duke bërë një paraqitje mjaft të mirë (realizoi edhe 2 gola).

Mbrojtësi 1.90 metra i gjatë konsiderohet si zëvendësuesi ideal i kapitenit Hari Meguajer, që do të lërë “Djajtë e Kuq” këtë verë, pas një sezoni të dështuar. Meguajer ka qëndruar më së shumti në stol dhe shpesh ka qenë protagonist i gafave në ndeshjet kur ka qenë titullar.

Kim Min-Jae ka ende edhe dy vite kontratë me Napoli, por për 50 milionë euro mund të transferohet në Premier Ligë. Një mbrojtës energjik që do të zgjidhte mjaft probleme te Man. Junajtedi, që e kërkon me ngulm. Mediat britanike konfirmojnë se palët kanë patur kontaktet e para gjatë javëve të fundit.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky