Agjencia Zhurnal.mk.

Do të hartohet diaspora ekonomike dhe shkencore e Maqedonisë së Veriut

Shkup, 31 janar – Ministri pa resor përgjegjës për diasporën, Xhemail Çupi, sot paralajmëroi se do të hartohet diaspora ekonomike dhe shkencore e Maqedonisë së Veriut. Siç shpjegoi ai, synimi është identifikimi i komunitetit të biznesit që jeton jashtë vendit, i cili përbëhet nga sipërmarrës të rëndësishëm, investitorë potencialë të ardhshëm në vendlindjet e tyre, të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin lokal.

“Ka filluar projekti për hapjen e zyrave për diasporën në 23 komuna. Zyrat do të kenë rol ndërmjetësues dhe do t’u ofrojnë anëtarëve të diasporës informacione shtesë, udhëzime dhe përfitime nga Qeveria”, tha Çupi në konferencën vjetore qeveritare “Viti i mundësive të reja”.

Sipas tij, migrimi është plaga më e thellë e shoqërisë sonë, si pasojë e së cilës përballemi me të ashtuquajturat ikja e trurit ose migrimi intelektual dhe plakja e kuadrit dhe personelit ekzistues shkencor dhe profesional.

“Mënyra më e mirë për t’u marrë me këto probleme është veprimi i përbashkët dhe i koordinuar. Nuk do të mund të flisnim për zhvillim rajonal dhe lokal pa bashkëpunimin sistematik të institucioneve, komunave, organizatave ndërkombëtare, sektorit joqeveritar, shoqatave nga diaspora, intelektualëve dhe biznesmenëve individualë, theksoi ministri i cili ishte folës në të panelin e katërt, duke theksuar se diaspora është po aq e vlefshme sa atdheu.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky