Agjencia Zhurnal.mk.

Do të ulet çmimi i haxhit me heqjen e vizës dalëse, apo lehtësohen vetëm procedurat? Sqarojnë nga BFI-ja

Shkup, 17 maj – Vendimi i fundit i Qeverisë, me të cilin parashihet heqja e vizës dalëse për të shkuar në haxh, ka pasuar me një varg pyetjesh: Çfarë nënkupton ajo, ulje e çmimit të haxhit, që këtë vit kalonte koston prej 6 mijë euro, apo vetëm lehtësim të procedurave?

Ky sqarim nuk u tha as në njoftimin e Qeverisë, dhe as nga BFI-ja, prandaj TV21 u drejtua në zyrën për informim të këtij institucioni fetar.

Nga atje, sqaruan se viza dalëse nuk ka rënduar xhepin e myslimanëve, pasi ajo ka pasur çmimin prej 150 denarësh, por heqja e saj nënkupton lehtësim i procedurave për të realizuar udhëtimin e haxhit.

“Ky lehtësim nuk ka të bëjë me çmimin e vizës dalëse e cila është 150 den, por ka të bëjë me procedurat. Një barë e rëndë është hequr prej myftinive sepse duhej të plotësohen formulare për gjithë haxhinjtë. Poashtu procedura ishte e njëjtë edhe për punonjësit në MPB”, sqaruan nga zyra për informim e BFI-së.

Nga ana tjetër, ata sqaruan se heqja e vizës do të hyjë në fuqi menjëherë, do të thotë se këtë vit nuk do të ketë vizë dalëse për haxh.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky