Shkup, 9 dhjetor – Drejtoria Doganore informoi se hetimin për mallin e konfiskuar në aeroportin e Shkupit e udhëheq dhe është nën kontroll dhe mbikëqyrje të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
“Personat e autorizuar të Drejtorisë Doganore i ndërmarrin të gjitha masat dhe aktivitetet me kërkesë të Prokurorisë. Për informacione më të hollësishme, drejtohuni te prokuroria kompetente”, thuhet në kumtesën e Doganës.




