Agjencia Zhurnal.mk.

Dokumentet e klasifikuara i hodhi në mbeturina, polici nën hetime

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminele dhe standarde profesionale në kuadër të MPB-së, deri te Prokuroria Publike Themelore ka ngritur kallëzim penal kundër Z.N., nëpunës policor në Stacionin policor nën kompetencë të SPB Manastir, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “marrje dhe shkatërrim të vulës zyrtare”, qëndron në njoftimin e MPB-së.

“Më datë 20.02.2024 në garazhin e DPB Krushevë, ku janë ruajtur materiale zyrtare, mes tyre dhe dokumente me klasifikim të caktuar dhe i ka gjuajtur në automjetin e NP “Komuna”, e cila në atë moment ka qenë duke bërë tërheqjen e rregullt të mbeturinave, me çka ka shkatërruar një pjesë të librave që i takojnë organit shtetëror DPB Krushevë. Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale për të denoncuarin ka parashtruar dhe propozim për realizimin e procedurës për shkeljen e rendit të punës dhe disiplinës dhe ka shqiptuar masë të detyrueshme për largim nga vendi i punës deri te përfundimi i procedurë disiplinore”, qëndron në njoftim.

Related posts

Nëntë raportime për dhunë në familje, shumica e rasteve ndaj grave

D V

Bastisje në rrethinën e Strumicës, gjendet drogë, arrestohet shpërndarësi

D V

Ndalohet një 45-vjeçar nga Strumica, kapet me lëndë narkotike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky