Shkup, 1 mars – Ndryshimi i dokumenteve personale do të jetë një nga temat e brifingut të sotëm për media të Avokatit të Popullit Naser Ziberi.
Siç njoftoi Zyra e Avokatit të Popullit, në brifing do të diskutohet edhe për qëndrimin e institucionit për mosrespektimin e ndryshimeve në ligjet për marrëdhëniet obligative dhe për përmbarimin nga përmbaruesit në fushën e parashkrimit dhe mbledhjes së interesit dhe probleme të tjera që lidhen me këtë çështje.