Agjencia Zhurnal.mk.

Donacion për Prokurorinë për Ndjekje të Krimit të Organizuar

Shkup, 2 mars – Në hapësirat e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, sot udhëheqësja e punës operative të Zyrës Programore të Këshillit të Evropës në Shkup, Lejla Dershivagiq e dorëzoi donacionin në pajisje teknike e dedikuar për Mekanizmin e Jashtëm të Kontrollit.

Pajisja përbëhet nga tetë llaptopë, tre printerë, tre skener dhe një pajisje multi-funskionale për skenim dhe shtypje, ndërsa është në vlerë prej mbi 24.000 euro të siguruara përmes projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës për “Përforcim të kapaciteteve të sistemit penitenciar dhe të mekanizmit të jashtëm për kontroll të policisë në Maqedoninë e Veriut”.

Prokurorja Villma Ruskovska është falënderuar për mbështetjen e dedikuar për Departamentin për Hulumtim dhe Ndjekje të veprave penale të bëra nga persona me autorizime policore dhe pjesëtarë të policisë së burgut. Ka theksuar se duke pasur parasysh se prokuroria është organi i vetëm dhe i pavarur shtetëror i cili i ndjek kryerësit e veprave penale, vendoset nevoja që prokuroria të jetë disa hapa para atyre të cilët i ndjek, veçanërisht nëse kryerësit janë nëpunës të policisë të cilët e kanë keqpërdoruar besimin të cilin ua jep shteti dhe i kanë shkelur të drejtat dhe liritë themelore njerëzore.

Në këtë drejtim, ajo i ka falënderuar përfaqësuesit e BE-së dhe Këshillit të Evropës për besimin e dhënë në punën e tyre dhe me atë që donacioni i tyre do të kontribuojnë drejtë efektivitetit dhe efikasitetit më të madh të prokurorëve dhe hetuesve të cilët punojnë në Departamentin për Hulumtim dhe Ndjekje të Veprave Penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe pjesëtarë të policisë së burgut

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky