Agjencia Zhurnal.mk.

DPHM: Nesër dhe të shtunën rritje të temperaturës ditore

Shkup, 30 nëntor – Nesër dhe të shtunën do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi jugor, e cila do të shkaktojë rritje të ndjeshme të temperaturës ditore dhe shkrirje të përshpejtuar të shtresës së dëborës, informojnë sot nga DPHM-ja.

Temperatura minimale nesër do të lëviz nga 0 deri në 8 gradë, ndërsa maksimalja prej 13 deri në 17 gradë Celsius.

Temperatura minimale ditën e shtunë do të jetë në intervalin prej 3 deri në 9 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 13 deri në 19 gradë.

Nën ndikimin e valës së lagësht, të dielën do të ketë reshje lokale shiu, ndërsa era do të ndryshojë nga drejtimi verior dhe do të forcohet përgjatë Vardarit. Nga e hëna temperatura sërish do të ulet.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky