Agjencia Zhurnal.mk.

Drejtori i BSP-së realizoi takim me delegacionin e policisë rumune

Shkup, 4 prill – Drejtori i Byrosë për Siguri Publike (BSP), Sasho Tasevski, sot   ka mbajtur takim pune me delegacionin e policisë  së Rumanisë, të udhëhequr nga inspektori i përgjithshëm, Benone Marian Matei dhe atasheun policor Marius Iorgulescu, informojnë pasdite nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në takim u theksua bashkëpunimi i suksesshëm i dy forcave policore, ndërsa u diskutuan mundësitë për thellimin e tij, si dhe hapjen e rrugëve të reja të komunikimit. 

“Inspektori i përgjithshëm, Matei theksoi përballimin e suksesshëm të policisë së Maqedonisë me sfidat e përditshme lidhur me migracionin, duke theksuar se përvojat e fituara në vitet e kaluara duhet të vlerësohen nga të gjithë në Bashkimin Evropian, ndërsa shprehu besimin se këto përvoja mund të ndahen me zyrtarët e policisë së Rumanisë. Në të njëjtën kohë, inspektori i përgjithshëm Matei ftoi drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Tasevski, të vizitojë Rumaninë për të përcaktuar temat me interes të përbashkët”, shtohet në kumtesë.

Drejtori Tasevski shprehu gatishmërinë për shkëmbim të përvojave të fituara nga policia kufitare, për të mbajtur bashkëpunimin në nivel të lartë ndërmjet policisë së Maqedonisë dhe asaj të Rumanisë dhe theksoi se format e reja të kriminalitetit kërkojnë bashkëpunim të vazhdueshëm të bazuara në besimin reciprok.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky