Agjencia Zhurnal.mk.

Drejtori i Policisë financiare Arafat Muaremi ka marrë kallëzim penal nga një biznesmen nga Dibra

Shkup, 28 Korrik – Drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare Arafat Muaremi ka marrë kallëzim penal nga një biznesmen nga Dibra, transmeton Portalb.mk.

Keqpërdorimi i pozitës dhe kompetencave zyrtare, dhuna dhe maltretimi në kryerjen e shërbimit janë tre aktet për të cilat drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare, Arafat Muaremi, ka marrë kallëzim penal nga biznesmeni.

Netpress, ishte shpërndarë faqja e parë e kallëzimit të ngritur kundër Muaremit. Nga ajo mund shihet se ka vulë arkivore nga prokuroria e drejtuar nga Ruskovska.

Ky kallëzim penal publikohet në të njëjtën kohë kur drejtori Muaremi ka bërë kallëzim për kontroll të paligjshëm pas hyrjes së prokurorisë së Vilma Ruskovskës në Policinë Financiare.

Sipas Drejtorisë së Policisë Financiare, me veprimet e përmendura kanë shkaktuar dëme të mëdha në reputacionin e institucionit, të gjithë punonjësve të tij dhe drejtorit, si dhe “ulin besimin e qytetarëve në sistemin gjyqësor dhe prishjen e themeleve të një shteti juridik”.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky