Agjencia Zhurnal.mk.

Drejtori i QMK-së Angelov në një simpozium të NATO-s mbi ndërtimin e rezistencës në Riga

Shkup, 27 prill – Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov, si përfaqësues i lartë i Maqedonisë në Komitetin për ndërtimin e rezistencës së NATO-s dhe përgjegjës për krijimin e politikave në fushën e menaxhimit të krizave, së bashku me Gavro Markoski, përfaqësues i QMK-së në Delegacionin e vendit në selinë e Aleancës në Bruksel, nga 25 deri më 27 Prill të vitit 2023 morën pjesë në Simpoziumin e NATO-s për Politika në Ndërtimin eRezistencës në kryeqytetin e Letonisë, Riga.

Qëllimi i këtij simpoziumi të NATO-s është të promovojë qëndrueshmërinë si përgjegjësi kryesisht kombëtare, por edhe kolektive, duke marrë vendime të shpejta dhe duke reduktuar cenueshmërinë sociale duke forcuar kapacitetet kombëtare për rezistencë.

Siç njoftuan sot nga QMK, në hapjen e simpoziumit fjalime mbajtën kryeministri letonez Krisjanin Karins, ministri i Mbrojtjes së Letonisë, Inara Murniece, ndërsa në video mesazh edhe zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Mirça Xhoana.

Në tubim morën pjesë liderë nga sektori civil dhe ushtarak, përfaqësues të strukturës komanduese të NATO-s dhe vendeve tjera anëtare të Aleancës, si dhe ekspertë nga fusha e  menaxhmentit të krizave dhe politikave në ndërtimin e rezistencës.

Paralelisht u mbajt edhe sesioni VIP me temë “Rivitalizimi i Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak në fushën e rezistencës”

“Qendra për Menaxhim me Krizat si mbajtëse e Trupit Koordinues Kombëtar për Zbatimin e Rekomandimeve dhe Kërkesave të NATO-s dhe Komitetit për Ndërtimin e Rezistencës, përpiqet për një qasje gjithëpërfshirëse të qeverisë si dhe përmirësimin e bashkëpunimit civil-ushtarak në përmbushjen e shtatë kërkesave themelore të zbuluara nga NATO-ja si kyçe në ndërtimin e rezistencës sociale dhe kombëtare”, thuhet në kumtesën e QMK-së. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky