Gjatë ditëve të fundit është raportuar në media të ndryshe se mbrojtësi, Erhun Obanor është transferimi i radhës i FC Dritës.
Klubi gjilanas po përgatitet në Ohër për ndeshjen ndaj Inter Turku, e vlefshme për raundin e parë në Conference League.
Në përgatitje me skuadrën është bashkuar edhe një futbollist i ri ganez, i cili është në prova tek gjilanasit. Ganezi ka shkaktuar konfuzion, pasi në media është raportuar se lojtari në fjalë është pikërisht Erhun Obanor.
Megjithatë, Gazeta Olle mëson se Drita asnjëherë nuk ka pasur kontakt me Obanor, dhe nigeriani nuk do t’i bashkohet bardhekaltërve.
26-vjeçari më pari kishte luajtur në futbollin shqiptar, ku ishte pjesë e Kukësit dhe Laçit.
Kujtojmë se Drita është njëra nga skuadrat më aktive në merkaton verore, ku deri më tani ka arritur të firmosë me gjashtë futbollistë. /Gazeta Olle/