Agjencia Zhurnal.mk.

Dua Lipa paralajmëron program të ri për kantautorët e rinj të talentuar në Kosovë

Dua Lipa po qëndron në Kosovë, pasi po mbahet festivali “Sunny Hill”, i cili organizohet nga ajo.

E gjatë ditës së sotme, këngëtarja shqiptare me famë botërore ka paralajmëruar një tjetër program në Kosovë.

Ajo ka njoftuar se fondacioni i “Sunny Hill” është bashkuar me “Musikmakarna”, akademinë e kantautorëve në Suedi, me të cilët do të krijohet një program i ri për kantautorët e rinj të talentuar në Kosovë.

Dua këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e saj në ‘Instagram’.

“Unë shkova në studio sot për të parë se çfarë kanë bërë ata dhe u mahnita nga talenti dhe produktiviteti i seancave brenda vetëm disa ditësh nga fillimi. U ndjeva vërtet e frymëzuar dhe jam shumë e emocionuar që ne vazhdojmë të punojmë së bashku për të parë këtë program të rritet në diçka vërtet të bukur”, ka shkruar Dua.

Ndryshe, sonte mbahet nata e katërt dhe e fundit e festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë.

Related posts

“A ke merak për bashkëshortin jashtë”, përgjigja epike e Françeskës bën banorët të ‘shpërthejnë’ në të qeshura

D V

Robert Berisha uron vajzën për ditëlindje: Sot nëntë vjet më zbukurove jetën

D V

Festivali i Filmit në Kanë: Lea Seydoux, Heidi Klum, Eva Green, Greta Gerwig dhe Meryl Streep shkëlqejnë gjatë prezantimit të filmit “Second Act”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky