Agjencia Zhurnal.mk.

Dua Lipa shumë pranë nominimit për një çmim ‘Oscar’, kolona zanore e filmit “Barbie” hyn në listën e ngushtë

Nga një fushë e përshtatshme prej mbi 90 këngësh, kandidatët e mundshëm për çmimin Oscar për çmimin “Kolona zanore më e mirë e vitit” janë reduktuar vetëm në 15 — dhe Olivia Rodrigo ka tre shanse për një nominim.

Këngët nga filmi “Barbie”, “Dance the Night”, “What Was I Made For?”, dhe “I’m Just Ken” kanë arritur të renditen në listën e ngushtë për t’u nominuar për këtë çmim.

“Dance The Night” interpretohet nga artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, dhe në rast se ajo nominohet dhe fiton këtë çmim, bëhet shqiptarja e parë që fiton një çmim “Oscar”.

E lumtur për këtë sukses, ajo publikoi disa imazhe në Instagram nga prapaskenat e xhimeve dhe të “Dance The Night”, në mbishkrimin e të cilave shkroi: “Kjo ‘Barbie’ e ka arritur tashmë liftën e ngushtë të nominimeve për ‘Oscars 2024’ me ‘Dance The Night’”.

Të tjerë këngë që do të konkurrojnë për t’u nominuar në këtë çmim të rëndësishëm janë dy këngë nga “The Hunger Games: The Ballad of Songbirds & Snakes”, dy këngë nga “Flora and Son”, kënga “Road to Freedom” nga filmi “Rustin”; “The Fire Inside,” e kënduar nga Lenny Kravitz nga “The Color Purple”; dhe “Am I Dreaming” nga Becky G nga “Flamin’ Hot” e prodhuar nga Metro Boomin x A$AP Rocky dhe Rosiee.

Çmimi “Oscar” për kolonën më të mirë zanore është vetëm për autorët e këngëve, por ngaqë Dua, Billie dhe Olivia, të gjitha kanë bashkë-shkruar këngët e tyre, ato do të marrin statujën e çmimit, në rast se fitojnë.

Votimi për nominimet fillon të enjten, më 11 janar për edicionin e 96-të të çmimeve të Akademisë, “Oscars”.

Mbrëmja e çmimeve do të mbahet më 10 mars në Los Angeles dhe do të transmetohet në ABC, në një ceremoni të drejtuar nga prezantuesi i famshëm Jimmy Kimmel. 

Related posts

“A ke merak për bashkëshortin jashtë”, përgjigja epike e Françeskës bën banorët të ‘shpërthejnë’ në të qeshura

D V

Robert Berisha uron vajzën për ditëlindje: Sot nëntë vjet më zbukurove jetën

D V

Festivali i Filmit në Kanë: Lea Seydoux, Heidi Klum, Eva Green, Greta Gerwig dhe Meryl Streep shkëlqejnë gjatë prezantimit të filmit “Second Act”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky