Agjencia Zhurnal.mk.

“Duhet të mësohemi të luajmë pa Mbappen” – Enrique flet për largimin e francezit nga fusha

Luis Enrique i befasoi të gjithë sot duke larguar nga fusha Kylian Mbappen në minutën e 65-të të lojës, me rezultatin 1-0 në favor të Rennes.

Sulmuesi francez u rikthye sot në formacionin fillestar në Ligue 1 pasi ishte zëvendësues kundër Nantes në ndeshjen e fundit.

Në një konferencë për shtyp Enrique u pyet për arsyen e zëvendësimit të yllit të PSG-së, për të cilën spanjolli u përgjigj: “Herët a vonë kjo do të ndodhë, në një moment do të duhet të mësojmë të luajmë pa Kylian”.

“Kur ta konsideroj të përshtatshme do të luajë dhe kur jo nuk do të luajë, siç bëjnë të gjithë trajnerët. Unë dua konkurrencë maksimale për sezonin e ardhshëm”.

“Dua që të gjithë lojtarët e rinj te PSG të mendojnë se kjo është një mundësi e madhe. Kjo është ajo që unë kërkoj këtë sezon dhe sezonin e ardhshëm”, ka shtuar më tej trajneri spanjoll.

Meqenëse u njoftua se Kylian Mbappe nuk do të vazhdojë te PSG në fund të sezonit, ylli francez është më në qendër të vëmendjes se kurrë. Kalimi i tij i mundshëm në Real Madrid është pothuajse i kryer, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky