Agjencia Zhurnal.mk.

Dukagjini merr fitoren e dytë radhazi, mposht Prishtinën në “Fadil Vokrri”

Dukagjini ka shënuar fitore të madhe në “Fadil Vokrri” ndaj Prishtinës. 

Klinasit mposhtën kryeqytetasit me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë në Albi Mall Superligën e Kosovës, shkruan Gazeta Olle.

Tre pikët e rëndësishme Dukagjini i fitoi me golin e vetëm të realizuar në pjesën e parë të ndeshjes.

Ishte Iljasa Zulfiu ai që i dha epërsinë klinasve me golin e shënuar në minutën e 17-të të ndeshjes.

Në minutën e 38-të gol shënoi edhe Prishtina, por u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje

Në pjesën e dytë u zhvilluar një lojë mjaft e hapur, ku të dyja skuadrat patën raste të mira, por rrjetat mbetën të paprekura.

Madje, Elton Basri e humbi një penallti në minutën e 95-të të ndeshjes, pas intervenimit fantastik të Nikës.

Është kjo fitora e dytë radhazi për Dukagjinin që tani ngjitet në vendin e parafundit në tabelë me nëntë pikë.

Prishtina në anën tjetër pozicionohet në vendin e katërt me 12 pikë. /Gazeta Olle/ 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky