Tetovë, 15 Gusht – Bartësi i listës së këshilltarëve nga radhët e Lëvizjes Besa, Besar Durmishi dhe si kryetari i komunës Tetovës Bilall Kasami realizuan takim me banorët e fshatit Poroj ku edhe shpalosën programen e tyre të këshilltarëve për këshillin komunal. Durmishi para të pranishmëve ka deklaruar se i pret shumë punë për t’i bërë dhe se me një shumicë stabile, ata do të mund të realizojnë projektet e tyre për Tetovën.
“Ky mobilizimi tani me i ka frikesuar edhe oponentët tanë, të cilet nga hutia e madhe nuk din se kë te sulmojnë përpara. Por frika e tyre nuk jam as unë as kryetari, as ndonjë emër tjetër i përveçëm. Frika e tyre e madhe jeni ju, është zgjimi juaj, eshte mobilizimi madh i juaj”, ka deklaruar Durmishi nga Poroj.