Agjencia Zhurnal.mk.

Dy auto-ambulanca të reja për Klinikën për sëmundje të fëmijëve nga ‘Project hope Maqedoni’

Shkup, 12 Prill – ISHP Klinika për sëmundje të fëmijëve në Shkup sot pranoi një donacion shumë domethënës nga organizata ndërkombëtare Project Hope, dy ambulanca për transport kombëtar të të porsalindurve, të lindur në gjendje kritike dhe fëmijëve të sëmurë rëndë, nga i gjithë territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe në koordinim shtetet fqinje Shqipërinë. Kosova, Serbinë Jugore, Bullgarinë dhe Turqinë. 

Donacioni i dy automjeteve të specializuara është nga Gjermania dhe Holanda dhe do të kontribojë në shpëtimin e jetëve të foshnjave të porsalindura kritike.ISHP Klinika për sëmundje të fëmijëve falënderon donatorët për këtë donacion jashtëzakonisht të rëndësishëm.

 Puna në Projektin HOPE në Maqedoninë e Veriut filloi për herë të parë në vitin 1992, me një program për të përmirësuar kujdesin ndaj pacientëve duke forcuar aftësitë menaxhuese të profesionistëve kryesorë të spitalit dhe të kujdesit shëndetësor.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky