Agjencia Zhurnal.mk.

Dyfishohen të prekurit me astmë, mjekët: Klima dhe ndotja e mjedisit, shkaqet kryesore

Numri i personave që vuajnë nga astma, sëmundje që lidhet me rrugët e frymëmarrjes është rritur gati me 50 për qind në dhjetë vitet e fundit. Sipas mjekëve alergologë, më të prekurit janë fëmijët e vegjël, të cilët i shfaqin simptomat e para që në moshë foshnjore, por që shpesh neglizhohen.

“Vitet e fundit është rritur numri i pacientëve jo vetëm me astmë po edhe simptoma të tjera të alergjisë respiratore. Pacientë mund të ketë një rrufë alergjike për një periudhë kohe të caktuar dhe pastaj mund te manifestojë shenjat e një astme. Aq më shpejt të kapet aq më mirë është për sa i përket ecurisë dhe kostos në të cilën ne do ta mbajmë këtë sëmundje të stabilizuar”, thotë mjekja Kleita Elezi.

Rritja e numrit të të prekurve, sipas mjekëve, lidhet me një sërë faktorësh, ndër të cilat renditet edhe ndotja e ajrit.

“Ka ndryshuar situata klimatike, e dyta është ndotja e cila është një faktorë rëndues dhe një faktorë shpërthyes i simptomave të sëmundjeve alergjike. është mëse e pritshme që numri i pacientë të shtohen nga viti në vit dhe me simptoma më të agravuara.”

Pranvera sjell edhe alergjitë e shumta, ndaj neglizhenca e shenjave dhe mostrajtimi i tyre rrezikojnë shfaqjen e astmës bronkiale.

“Pacientë të cilët janë të diagnostifikuar me astmë bronkiale kanë një acarim dhe rëndim dhe vijnë të marrim mjekimin shtesë.”

Mjekët alergologë bëjnë thirrje për diagnostikim të hershëm, pasi kjo sëmundje nuk shërohet, por mund të mbahet nën kontroll. Astma gjithashtu cilësohet si sëmundje me kosto të lartë si financiare ashtu edhe sociale.

Related posts

Ndalimi i kalorive në tërësi nuk është i domosdoshëm kur provoni të humbni peshë

D V

Fëmijët që hanë mëngjes mësojnë më mirë

D V

Gjashtë “truqe” si të humbni peshë pa duruar urie

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky