Agjencia Zhurnal.mk.

Dyshime për manipulime me ndihmat prej 3000 denarëve për rastet sociale !?

Shkup, 7 dhjetor – 3000 denarë shtesë për 4 muaj me radhë për çdo shfrytëzues të ndihmës sociale. Kështu patën paralajmëruar krerët qeveritar në krye me kryeministrin Kovaçevski.

Qeveria pati paralajmëruar 350 milion euro si ndihmë për qytetarët me status të rrezikuar, veçanërisht për qytetarët shfrytëzues të ndihmës sociale, për të papunësuarit, pensionistët me pensione të ulëta e kështu me radhë.

Sa i përket shfrytëzuesve të ndihmës sociale, Qeveria pati paralajmëruar ndihmë prej 12000 denarëve duke i paguar në katër muaj me radhë, respektivisht 4 muaj nga 3000 denarë. Kështu, sapo u mor vendimi dhe propozim ligji kaloi në Kuvend, në llogaritë e shfrytëzuesve të ndihmës sociale hynë nga 3000 denarë.

Por kjo ndodhi vetëm një herë. Tanimë dy muaj me radhë ka dyshime se po manipulohet me ndihmat ndaj shfrytëzuesve të ndihmës sociale. Shumë qytetarë janë ankuar se nuk po lëshohen nga 3000 denarë, por shumë më pak se kjo.

Zhurnal ka njohuri dhe dëshmi për një shfrytëzues të ndihmës sociale, ku një nënë me djalin e saj 21 vjeçar deri tani mernin nga 7000 denarë në muaj. Pasi Qeveria hoqi ndihmën prej 1000 denarëve për energjinë elektrike, ajo filloi të merte nga 6000 denarë gjatë verës. Në momentin kur Qeveria vendosi të jep nga 3000 denarë, kjo shifër automatikisht shkon në 9000 denarë, por në dy muajt e fundit zonja nuk ka marë aq të holla, por i ka marë një herë 8500 denarë dhe herën tjetër 7300 denarë ndihmë sociale. Kjo është dëshmi se ndoshta Ministria për Punë Sociale po manipulon me ndihmat e qytetarëve të rrezikuar. Në dy muaj me radhë, kësaj zonje i janë ndalur dhe nuk i janë dhënë gjithsej 2200 denarë nga ajo që i takon.

Nuk ka sqarime nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale se si i llogaritin ndihmat sociale, meqenëse edhe qytetarë tjerë po ankohen se nuk po u lëshohen fare ndihmat prej 3000 denarëve, e disa të tjerëve po u shkurtohen ndihmat.

Ndryshe edhe për pensionistët u paralajmërua se do të ketë ndihma shtesë.

Për pensionistët që marin pension rreth 11 mijë denarëve, do të marin nga 1500 denarë në muaj për katër muaj me radhë. Ata që marin prej 11mijë deri më 14 mijë, do të marin nga 1000 denarë në muaj.

Paga mesatare për momentin në RMV shënon 32,533 denarë.//Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky